Ministri grek i financave, Evangelos Venizelos, tha se të gjitha çështjet që lidhen me kushtet e ndihmës për Greqinë, janë sqaruar gjatë një videokonference me ministrat e financave të 17 vendeve të Eurozonës.
"Sqaruam të gjitha çështjet për synimet fiskale për 2012-ën. Shuma prej 325 milion Euro është finalizuar, prandaj çdo gjë është në rregull", tha ministri Venizelos.
Ndërsa ministri grek i rendit publik, Christos Papoutsis, shtoi se vendi ka bërë të pamundurën dhe se tashmë i takon BE-së të vendosë për ndihmën.
Drejtuesi i takimeve të ministrave të financave të Eurozonës,Jean-Claude Juncker tha se Greqia ka shënuar progres në bindjen e vendeve të tjera që përdorin Euro-n, për ndihmën prej 130 milionë Euro, por shtoi se masat e Athinës do të monitorohen me shumë kujdes. (Ardi Pulaj)