Një numër zyrtarësh të vendeve anëtare të Eurozonës u shprehën më 20 shkurt se Greqia ka plotësuar kushtet për marrjen e huasë së ndihmës. Sipas tyre, në takimin e ministrave të financave të 17 vendeve të Eurozonës, që po zhvillohet në Bruksel, ka mundësi të miratohet plani për dhënien e këstit të dytë të ndihmës për Greqinë, i paraqitur në korrikun e vjetshëm.
Kryetari i Eurogrupit, kryeministri i Luksemburgut Zhan Klod Junker (Jean-Claud Junker), tha para këtij takimi: "Greqia ka bërë shumë përpjekje sipas kërkesave të parashtruara prej nesh dhe mendoj se sot mund të mbyllim bisedimet dhe të arrijmë një marrëveshje përfundimtare."
Ministri i Financave i Gjermanisë Volfgang Shojble (Wolfgang Schäuble) tha në një intervistë se qëllimi i takimit ishte marrja e një vendimi lidhur me planin e ri të ndihmës për Greqinë, kurse homologu i tij francez Fransua Baruë (François Baroin) u shpreh po në një intervistë para takimit se "sot kemi kushtet të arrijmë marrëveshjet e fundit."
Huaja e ndihmës ndërkombëtare prej 130 miliardë eurosh është shumë e rëndësishme për Greqinë. Nëse s'arrin ta marrë këtë hua, qeveria greke nuk do të ketë aftësi të kthejë borxhin prej 14.5 miliardë eurosh, afati i shlyerjes së të cilit përfundon në mars. (Çang Çuo/Artani)
LINK:
Ndihma e re për Greqinë pritet të miratohet
Protestuesit përleshen sërish me policinë greke
Ministrat grekë flasin për ndihmën
Presidenti grek ofron rrogën vjetore për të shpëtuar Greqinë
Anulohet takimi i ministrave të financave të Eurozonës për ndihmën greke
Eurozonë, anulohet takimi për bisedimet mbi krizën greke
Kriza greke: Brukseli përshëndet votimin e shkurtimeve
Greqi: Miratohet marrëveshja e shpëtimit, dhjetëra mijë protestues kundër