PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Anulohet takimi i ministrave të financave të Eurozonës për ndihmën greke
2012-02-15 19:09:08 cri komenti juaj Printoni

Përfaqësuesit e vendeve të Eurozonës anuluan takimin e ministrave të Financave që ishte planifikuar të zhvillohej të mërkurën në Bruksel, pasi sipas tyre, Greqia ende nuk ka plotësuar kërkesat e vendosura nga ndërkombëtarët për marrjen e ndihmës financiare.

Këtë e bëri të ditur presidenti i Eurogrupit dhe kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker. Si pasojë e anulimit të takimit, është shtyrë edhe miratimi i programit të ndihmës për Greqinë.

Në një njoftim për shtyp, Juncker shpjegoi se për shkak se qeveria greke nuk ka dhënë garanci politike për zbatimin e reformave, Eurozona vendosi që të zëvendësonte takimin e zakonshëm me një videokonferencë, ku në qëndër ishte çështja e Greqisë.

Ministrat e Financave të Eurozonës, gjatë takimit të zhvilluar javën e kaluar vendosën që programi i ndihmës për Greqinë të miratohet vetëm pasi Athina të aprovojë planin dhe të japë garanci politike për uljen e e shpenzimeve në 325 milionë Euro. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China