PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti grek ofron rrogën vjetore për të shpëtuar Greqinë
2012-02-16 09:28:07 cri komenti juaj Printoni

Presidenti grek Karolos Papoulias, me gjestin simbolik të ofrimit të rrogës së tij vjetore, ka shprehur vendosmërinë e vendit për t'i shpëtuar krizës së borxheve.

Rroga vjetore e presidentit Papoulias, që llogaritet në 280 mijë euro, është një kontribut për paketën prej 350 milion euro që Greqia duhet të kursejë. Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, duke njoftuar lajmin shtoi se gjesti i presidentit tregon praninë e tij krah popullit grek që po vuan shumë nga politika e shkurtimit buxhetor.

Zoti Venizelos tha se Greqia ndodhet në një çast kritik, pasi një sërë problemesh kanë dalë në raundin e dytë të dhënies së kredisë prej 130 miliardë euro, probleme të cilat ende janë të pazgjedhura.

Për shkak të pakënaqësive që ka shkaktuar Greqia me mospërmbushjen e kresave të BE-së për marrjen e kredisë prej 130 miliardë eurosh, ministrat e Financave të Eurozonës e zëvendësuan takimin që duhet të mbahej të mërkurën (15 shkurt), me një konferencë telefonike. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China