"Ishulli Huangyan është territor i Kinës dhe Pekini ka sovranitetin e padiskutueshëm të këtij ishulli". Këtë qëndrim e përsëriti zëdhënësi i MPJ-së kineze, Hong Lei, duke shtuar se do të ishte një çudi e madhe në çështjet ndërkombëtare, nëse territori i një vendi cakohet nga arbitrazhi ndërkombëtar.
"Çfarë trazirash do të ketë, nëse bota të vepronte kështu?", pyeti Hong Lei.
Të hënën zv/ministrja e Jashtme e Kinës, Fu Ying thirri në një takim të ngarkuarin me punë të Filipineve në Pekin, duke i bërë të qartë edhe një herë qëndrimin e palës kineze.
Hong Lei theksoi se incidenti i Ishullit Huangyan është provokuar në mënyrë të njëanëshme nga Filipinet, që e zgjeruan vazhdimisht këtë incident, pa marrë parasysh pasojat e mundshme. Ai theksoi se Kina i ka kujtuar Filipineve gabimet e rënda, duke i bërë thirrje që të përqëndrohet në zgjidhjen diplomatike të këtij problemi.
Hong Lei deklaroi gjithashtu se sovraniteti i Kinës mbi Ishullin Huangyan është i dëshmuar historikisht dhe ligjërisht. Sipas zëdhënësit, pavarësisht çfarë kanë thënë dhe çfarë kanë bërë filipinasit, ky fakt nuk do të ndryshojë. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)
LINK:
(Ishulli Huangyuan) i përket Kinës
Burimet e gazit e naftës, Hong: "Manila të tregohet e sinqertë"
Kina kundër arbitrazhit ndërkombëtar për ishullin Huangyan
Zv.ministrja e Jashtme e Kinës takohet me Aleks Chua
Kina nxit Filipinet për zgjidhjen e problemit të ishullit Huangyan
Kina shpreson që Filipinet të mbajnë premtimet për paqe
Ishulli Huangyan, Kina e gatshme të mbrojë sovranitetin e vet
Kina është e përgatitur për shkallëzimin e incidentit të ishullit Huangyan
Filipinet kërkojnë të ndryshojë emrin e ishullit kinez Huangyan