Zv.ministrja e Jashtme e Kinës Fu Ying i paraqiti të hënën një notë protestë Aleks Chua-së, që është i ngarkuari me punë në ambasadën e Filipineve në Kinë.
Fu Ying theksoi se ishulli Huangyan është territor i padiskutueshëm i Kinës. Kina shpreson se pala filipinase nuk do të bëjë gabime në vlerësimin e situatës dhe nuk do të përshkallëzojë më tej gjendjen. Kina i ka bërë përsëri thirrje Filipineve ta zgjidhë këtë çështje në rrugë diplomatike, pasi çdo fjalë dhe akt i nxituar që do të ndërlikojë më tej këtë problem, nuk është në dobi të zgjidhjes së kësaj çështeje.(Zhan Dian/Albana)