PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Filipinet kërkojnë të ndryshojë emrin e ishullit kinez Huangyan
2012-05-07 17:12:27 cri komenti juaj Printoni

Sipas njoftimeve të gazetës filipinase "Manila Bulletin", zëdhënësi i presidentit të Filipineve Edvin Lacierda shpalli që vendi i tij ka shumë të ngjarë ta emërtojë zyrtarisht ishullin Huangyan "Cekëtina e Panatagut".

Kur u pyet nëse ky emër simbolizon të drejtën e pronësisë të Filipineve mbi këtë ishull, Lacierda u shpreh se kjo bëhet thjesht "për hir të shkurtësisë ".

Ministria e Jashtme e Kinës është shprehur disa herë nëpërmjet zëdhënësit të saj se ishulli Huangyan është pjesë territoriale e Kinës dhe hapësira detare rreth këtij ishulli është një zonë tradicionale peshkimi e peshkatarëve kinezë. Kina mban gjithmonë qëndrimin e zgjidhjes së kësaj mosmarrëveshjeje nëpërmjet bisedimeve dhe e nxit palën filipinase të kthehet në rrugën e diplomacisë, që të mos e ndërlikojë gjendjen e tanishme. (Wang Xianya/Artani)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China