Zëdhënësi i MPJ-së kineze, Liu Weimin tha të hënën se Pekini i kushton rëndësi deklaratave nga Manila për mosshtimin e tenisionit.
Presidenti filipinas deklaroi se ka urdhëruar ushtrinë e vendit që të mos shtojë tensionin në rajon, pasi sipas tij, asnjë palë nuk do të favorizohet nga veprimet ushtarake.
Duke komentuar këtë, Liu Weimin shtoi se Kina shpreson që Filipinet të veprojnë sipas deklaratave të presidentit dhe të marrin masa konkrete për ndalimin e të gjitha veprimeve që mund të shtojnë tensionin, për të rikthyer ujërat e ishullit Huangyan në paqe dhe qetësi.
Liu Weimin u shpreh gjithashtu se qëndrimi i Kinës për një zgjidhje diplomatike nuk ka ndryshuar dhe se Filipinet duhet të përqëndrohen pikërisht në këtë drejtim. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)