PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ishulli Huangyan, Kina e gatshme të mbrojë sovranitetin e vet
2012-05-09 20:10:34 CRI Komenti juaj Printoni

Ka kaluar pothuajse një muaj qysh nga dita kur Filipinet ngritën problemin e hapësirës detare rreth ishullit kinez Huangyan, dhe ky incident po acarohet nga provokimet e vazhdueshme të palës filipinase. Të hënën, për të diskutuar lidhur me këtë çështje, zv.ministrja e Jashtme e Kinës Fu Ying u takua me të dërguarin me punë të ambasadës së Filipineve në Pekin, duke paralajmëruar se Kina është e përgatitur për të përballuar përshkallëzimin e gjendjes.

Studiuesi i Institutit kinez të Çështjeve Ndërkombëtare Yang Xiyu analizon:

"Mendoj se ky takim kishte dy qëllime: së pari, Kina duhet të vendosë mbrojtjen e sovranitetit kombëtar në vend të parë; nëse Filipinet vazhdojnë të veprojnë si deri më tani, atëherë edhe Kina do të jetë e gatshme për të përballuar çdo ndërlikim të gjendjes. Nga ana diplomatike, kjo është shkalla më e lartë e paralajmërimit. Së dyti, zv.ministrja i bëri me dije palës filipinase që Kina dëshiron zgjidhjen paqësore të kësaj çështjeje."

Pas ndodhjes së incidentit të ishullit Huangyan, Filipinet kanë premtuar tërheqjen e anijes nga ujërat e këtij ishulli, që ai të kthehet në gjendjen e mëparshme të qetë dhe paqësore, por prapë dërgoi varkat e veta në këtë zonë. Z. Yang vuri në dukje se, për sa i përket kësaj çështjeje në të ardhmen, Kina jo vetëm "do të dëgjojë fjalët", por edhe "do të shohë veprimet" e Filipineve.

Në fund z. Yang Xiyu tha se Filipinet duhet ta shohin qartë gjendjen e tanishme të gatishmërisë së gjithanshme të Kinës dhe shprehu shpresën që pala filipinase të mos e gjykojë gabim vendosmërinë dhe aftësinë e qeverisë kineze për të mbrojtur sovranitetin dhe popullin e vet. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China