PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina nxit Filipinet për zgjidhjen e problemit të ishullit Huangyan
2012-05-04 21:08:50 cri komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Liu Weimin deklaroi të premten se pala kineze nxit Filipinet të ndjekin një rrugë diplomatike për zgjidhjen e problemit të ishullit Huangyan, pasi fjalët apo veprat që ndërlikojnë apo përshkallëzojnë situatën në ishullin Huangyan, nuk janë në dobi të zgjidhjes së problemit.

Pala filipinase bëri të ditur se deri tani, 14 anije kineze gjenden në ujërat detare pranë ishullit Huangyan. Filipinet kërkojnë nga pala kineze të ndalojë të gjitha veprimet që mund të përkeqësojnë më tej gjendjen.

Lidhur me këtë, Liu Weimin tha në një konferencë shtypi se nuk është ndryshuar qëndrimi i palës kineze për zgjidhjen e situatës në rrugë diplomatike. Ishulli Huangyan është territor i padiskutueshëm i Kinës dhe hapësira detare e ishullit Huangyan është zonë tradicionale peshkimi e Kinës. Incidenti në ishullin Huangyan është shkaktuar tërësisht nga pala filipinase, e cila ka provokuar peshkatarët kinezë. (Du/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China