PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina është e përgatitur për shkallëzimin e incidentit të ishullit Huangyan
2012-05-09 14:17:31 cri komenti juaj Printoni
Qeveria kineze ka bërë të ditur se është plotësisht e përgatitur për t'ju përgjigjur çdo veprimi që pala filipinase do të ndërmarrë për të përshkallëzuar situatën në Detin e Kinës Jugore.

Zv.ministrja e Jashtme Fu Ying i bëri këto komente gjatë takimit me Alex Chua, i ngarkuari me punë në ambasadën e Filipineve në Kinë. Fu ngriti shqetësimet për shkallëzimin e tensioneve mbi ishullin Huangyan, e cila për këtë fajëson palën filipinase.

Fu shtoi se anijet kineze do të vazhdojnë të jenë në gatishmëri në ujërat rreth ishullit Huangyan.

Kina gjithashtu i ka bërë thirrje Filipineve të tërheqin anijet e tyre nga zona.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei.

"Pala filipinase ka shkaktuar në mënyrë të njëanshme situatën e tanishme në ishullin Huangyan dhe ka bërë gjithçka të mundshme për ta përkeqësuar situatën gjatë periudhës së kaluar. Kina i ka bërë një notë proteste palës filipinase, duke i vënë në dukje gabimet dhe duke shpresuar që Filipinet do t'i përgjigjen kërkesës së Kinës dhe të kthehen në rrugën e drejtë për ta zgjidhur çështjen me mjete diplomatike."

Kina ka refuzuar thirrjen e Filipineve për arbitrazh ndërkombëtar. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China