PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irani zbulon arritjet bërthamore
2012-02-16 14:10:01 cri komenti juaj Printoni

Irani zbuloi zhvillimet e fundit të teknologjisë së tij bërthamore duke sfiduar sanksionet që po ushtrohen nga Perëndimi.

Teherani tha se tani njëri prej reaktorëve bërthamorë është duke përdorur karburant të prodhuar në vend.

Presidenti Mahmoud Ahmadinejad simbolikisht hodhi karburant bërthamor në njërin prej reaktorëve, gjatë një ceremonie të përgatitur.

Ahmadinejad gjithashtu njoftoi për centrifuga të pasurimit të uraniumit me eficente dhe një qendër të re radioaktive për kurimin e kancerit, në ceremoninë e transmetuar direkt në TV.

"Bota ka ndryshuar. Mendimet dhe kultura kanë ndryshuar. Kombet kanë ndryshuar. Është mirë për ata që t'i bashkohen kombit. Ata duhet të ndryshojnë, veçanërisht marrëdhënien me kombin iranian."

Presidenti iranian shtoi se vendi i tij shpreson që ndajë njohuritë teknike bërthamore me vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Në përgjigje, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, i shpërfilli demonstrimet e teknologjisë bërthamore të Iranit, duke deklaruar se zhvillimet e fundit të Tehranit nuk janë të reja.

Shfaqjet e fundit të Iranit vijnë pas javë tensionesh rreth programit bërthamor. Debati ka çuar në një embargo nafte dhe kërcënimit e Iranit për të mbyllur ngushticën e Hormuzit.

Së fundi Irani tërhoqi ambasadorët e vet nga gjashtë vende Europiane në shenjë proteste ndaj sanksioneve të BE-së.

Zyrtarët iranianë i kanë hedhur poshtë njoftimet por ndërprerjen e eksportit të naftës në gjatë vende të Bashkimit Europian.

Në të njëjtën kohë Bashkomi Europian konfirmoi marrjen e një letre nga Teherani, ku ky i fundit ofrohet i gatshëm për rifillimin e bisedimeve mbi programin bërthamor.

Maja Kocijancic është zëdhënëse e shefes për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.

"Ne jemi më se të hapur për bisedime, kur të shohim Iranin që të kthehet në tavolinën e negociatave për të diskutuar propozimet konkrete për vendosjen e besimit të bëra nga përfaqësuesja e lartë, dhe atëherë ne duam ta shohim Iranin të përfshirë në bisedime rreth programit bërthamor pa asnjë kusht paraprak."

Bisedimet G5+1, të cilat përfshijnë Kinën dhe vendet e tjera anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermaninë, synojnë lehtësimin e tensioneve rreth çështjes bërthamore të Iranit. (Leftion Peristeri)

 

LINK:

Irani tërheq ambasadorët nga gjashtë vende të BE-së
Irani zbulon arritjet bërthamore
SHBA dhe Turqia të gatshme për bisedime me Iranin
Kina kërkon rifillimin e bisedimeve bërthamore me Iranin
Kina, vullnet për nxitjen e bisedimeve 6-palëshe mbi problemin iranian
Irani flet për përparime të rëndësishme bërthamore
Irani gati të ndalojë furnizimin e disa vendeve të BE-së me naftë
Irani: Sanksionet e ShBA-së nuk do të kenë ndikim të madh
Obama firmos bllokimin e aseteve iraniane

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China