Edi Rama
Kryeministër
Edi Rama ka lindur në Tiranë, më 4 korrik 1964. Ai është i martuar me Linda Ramën dhe kanë tre fëmijë, Gregun, Rean dhe Zahon.
Edi Rama ka një karrierë të larmishme në arte, sport, mësimdhënie, publicistikë dhe politikë. Ka qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, autor i librave "Refleksione" në bashkëpunim me Ardian Klosin, botuar fill pas rënies së diktaturës, dhe "Kurban", botuar në vitin 2011. më tepër<<<