PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zv/Ministria e MTKRS-se pret grupin e turisteve kinez
2011-10-01 21:27:02 CRI Komenti juaj Printoni

Më datën 1 tetor zv.ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, znj. Suzana Turku, priti në mjediset e MTKRS-së një grup turistësh nga Republika Popullore e Kinës. Gjatë pritjes, zv.ministrja Turku shprehu kënaqësinë që pret për herë të parë një grup turistësh kinezë pas nënshkrimit disa muaj më parë të marrëveshjes për turizmin midis qeverisë shqiptare dhe asaj të Republikës Popullore të Kinës. "Më vjen mirë që u bëtë një grup shumë i mirë dhe që zgjodhët Shqipërinë për të parë nga afër gjërat e bukura që ka ky vend. Tani ne presim që të vijnë dhe të na vizitojnë sa më shumë kinezë pas nënshkrimit të marrëveshjes për turizmin", u shpreh znj. Turku. Ajo tha se, në krahasim me vitin 2005, sivjet është rritur shumë numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë. "Në vitin 2005 ne kishim 500 mijë turistë të huaj, ndërsa këtë vit kishim gati 3 milionë turistë të huaj. Sigurisht që kjo rritje ka ardhur nga një bashkëpunim midis shteteve dhe agjencive turistike, dhe përmirësimit të dukshëm të infrastrukturës. Turistët e huaj mund të shohin në Shqipëri monumentet e kulturës, parqet, si edhe bregdetin e mrekullueshëm," u shpreh znj. Suzana Turku. Ndërsa turistët kinezë u shprehën të lumtur që ndodheshin në Shqipëri dhe që ishin grupi i parë turistik nga Kina që vjen për të vizituar mrekullitë që ofron Shqipëria. Gjatë takimit në MTKRS u shkëmbyen edhe dhurata ndërmjet turistëve kinezë dhe zv.ministres së Kulturës. Pas takimit grupi i turistëve kinezë u nis për të vizituar qytetin e Krujës. Ky grup do të qëndrojë në Shqipëri deri më datën 6 tetor dhe do të vizitojë gjithashtu edhe Shkodrën, Lezhën, Durrësin, Sarandën, Vlorën, Gjirokastrën, Pogradecin, Fierin dhe Korçën. (Gazmend Agaj)
1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China