PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Merkel kërkon përshpejtim të integrimit të Ballkanit në BE
2014-08-29 11:16:50 CRI Komenti juaj Printoni


foto nga ATSH

Gjermania dhe Komisioni i BE-së, qartësojnë perspektivën integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqës politikë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, së bashku me ata të Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë u pritën në kryeqytetin gjerman nga Kancelarja Angela Merkel të enjten për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e këtyre vendeve për afrimin me Europën.

"Ne dëshirojmë që procesi i integrimit të ecë më shpejt, në mënyrë që këto vende të integrohen. Sllovenia dhe Kroacia janë anëtarësuar, vende të tjera kanë marrë statusin. Ne jemi të gatshëm ta avancojmë këtë proces, por gjithçka është në dorën e këtyre vendeve", deklaroi Merkel.

"Ne duhet të punojmë së bashku, të gjithë së bashku në rajon, sigurisht edhe në mesin e shqiptarëve dhe serbëve, që nga kjo kohë e re e Ballkanit njerëzit të përfitojnë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kjo është një mundësi e madhe. Është viti i parë në historinë tonë që kemi paqe me të gjithë kufijtë", tha Rama.

"Anëtarësimi i mëtejshëm varet nga shpejtësia e reformave të këtyre vendeve dhe gjatë kësaj kohe ne nuk duhet të ketë asnjë dyshim për një gjë të tillë. Forcimi i ligjit, i shtetit të së drejtës dhe situatës ekonomike janë thelbësore në këtë drejtim", tha nga ana tjetër Barroso.


foto nga ATSH

Në përfundim të konferencës u dol me një deklaratë të përbashkët me 18 pika të firmosur nga kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të KE-së Barroso.

Përmirësimi i mëtejshëm i qeverisjes mbetet një sfidë e veçantë për demokracitë e reja të rajonit. Shtetet pjesëmarrëse ranë dakord që duhet të merren masa të mëtejshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. (Reuters/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China