Ditët e fundit, zv.ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, znj. Suzana Turku, priti në mjediset e MTKRS-së një grup turistësh nga Republika Popullore e Kinës. Gjatë pritjes, zv.ministrja Turku shprehu kënaqësinë që pret për herë të parë një grup turistësh kinezë pas nënshkrimit disa muaj më parë të marrëveshjes për turizmin midis qeverisë shqiptare dhe asaj të Republikës Popullore të Kinës. Pas takimit, gazetari i Radios sonë Gazmend Agaj bëri një intervistë me znj.Turku. Le ta dëgjojë këtë intervistë. (Çang Çuo)