Ministri shqiptar i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto theksoi të mërkurën nevojën për të kërkuar mbështetje me investime për ndërtimin e Korridorit VIII, gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave të Transportit të BE-së në Milano.
Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, korridori përfshin lidhje rrugore me Maqedoninë, rritjen e kapaciteteve në portet dhe hekurudhat shqiptare.
Gjatë takimeve me homologët e tij gjermanë dhe të Malit të Zi, Haxhinasto tha se mbështetja për Autostradën e Kaltër që do të mundësonte lidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte një nga çështjet më të rëndësishme të ngritura më herët në takimin e Berlinit.
Kjo është hera e parë që Shqipëria po merr pjesë në Këshillin e Ministrave të Transportit të BE-së, duke shënuar një hap të ri drejt në rrugën e saj të integrimit europian.
Dhjetë korridoret pan-evropiane të transportit janë përcaktuar në një konferencë transportit në vitin 1994. (Leftion Peristeri)