Sunday  Apr 13th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekini, mbështetje për projektin e tramit në Tiranë
2012-07-04 16:46:19 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e bashkisë së Pekinit do të asistojnë projektimin dhe ndërtimin e linjave të tramit për Tiranën. Premtimi i tyre erdhi gjatë vizitës së kryetarit të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në Pekin.

Zoti Basha u prit në takime të veçanta nga kryetari i bashkisë së Pekinit Guo Jinlong dhe nga sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së Pekinit Liu Çi, ku ka mori mbështetje për këtë projekt strategjik për Tiranën.

Kryetari i bashkisë së Pekinit i ofroi mundësinë zotit Basha, që të diskutojë në detaje për projektin e tramit, me një grup pune të ngritur për këtë qëllim dhe të drejtuar nga Kryetari i Komitetit të Planifikimit Urban të Pekinit Z. Ye Dahua e të përbërë nga drejtuesit e departamenteve dhe komisioneve më të rëndësishme në Bashkinë e Pekinit, të cilat kanë planifikuar, projektuar dhe zhvilluar sistemet e tramvajit e metrosë në Pekin.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë në Forumin "Zhvillimi i qëndrueshëm i qyteteve, Pekin 2012", në të cilin ishin të pranishëm kryetarë bashkish nga 25 qytete të botës, si Uashingtoni, Budapesti, Kopenhaga, Venecia, etj. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China