PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria, surpriza e Panairit të Ningbosë
2014-06-12 10:30:24 CRI Komenti juaj Printoni


Më 11 qershor, u mbyll në qytetin Ningbo të Kinës lindore Panairi i prodhimeve karakteristike të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Pjesëmarrësit shqiptarë në panair, përveç ekspozimit të prodhimeve vendëse, patën shumë kontakte me partnerë tregtarë. Drejtori i Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Investimeve dhe të Zhvillimit të Shqipërisë, Daniel Guçe tha se panairi u zhvillua me sukses dhe se deri ditën e fundit u shitën të gjitha prodhimet e eksponatit shqiptar. Ai shprehu dëshirën se nëse do të zhvillohet një panair tjetër i këtij lloji, pala shqiptare do të rritë numrin e prodhimeve.

Prodhimet e Shqipërisë në Panairin e Ningbosë ishin të gjitha natyrore dhe me cilësi të lartë, ndaj tërhoqën vëmendjen e partnerëve tregtarë dhe të vizitorëve. Sipas zotit Guçe prodhime si mjalti "Morava", vaji i ullirit "Neranxi" u pritën mjaft mirë. Blerësit shprehën interes për këto prodhime dhe për një pjesë të tyre u arritën marrëveshje fillestare me ndërmarrjet shqiptare.

Mbi 180 ndërmarrje nga 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore morën pjesë në panair. Shqipëria u paraqit në këtë edicion të panairit me prodhime vendëse të propoganduara me moton "Shëndeti dhe Mjedisi". (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China