PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri Edi Rama mbërrin në Pekin
2014-09-09 10:42:12 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbërriti në Pekin sot në mëngjes, duke filluar vizitën e tij në Kinë. Ai dhe delegacioni që e shoqëron u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit nga Chen Guo You, zv-drejtor i Europës në Ministrisë e Jashtme.

Ai pritet të drejtojë të mërkurën, sesionin interaktiv "Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese" në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Tianjin të Kinës Lindore.

Duke folur dje me gazetarët, Rama tha se janë hapur kanalet e komunikimit me qeverinë kineze për disa projekte.

"Do të vazhdojë axhendën e parashikuar për të zhvilluar një vizitë në Kinë, ku bashkë me kryeministrin kinez do të diskutojmë mbi disa projekte për Shqipërinë", theksoi Rama.

Rama po ashtu ditën e enjte do të mbajë një leksion për studentët dhe akademikët e Universitetit të Financës dhe Ekonomisë të Tianjin-it. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China