Fjala kyçe: 中东欧---"Zhōng Dōng ōu"---"Evropa Qendrore dhe Lindore"
20140610europe |
Viti 2014 është viti i nxitjes së tregtisë dhe investimeve mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore. Mbledhja e Ministrave për Nxitjen ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore u organizua në Ningbo të provincës Zhejiang të Kinës juglindore. 17 ministrat e tregtisë të këtyre vendeve ranë darkod për rritjen e shkëmbimeve tregtare, me qëllim rritjen e investimeve midis Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore.
Ministri i Tregtisë i Kinës Gao Hucheng u shpreh në konferencën e shtypit, pas mbledhjes se Kina do të përkrahë importimin e mishit të qengjit, të qumështit, të verës, të produkteve bujqësore dhe ushqimeve të tjera. Përveç kësaj, do të forcohen bashkëpunimet dhe investimet në fushat e krijimtarisë shkencore-teknologjike, të energjisë së pastër, të kursimit të energisë dhe mbrojtjes së mjedisit, të eksplorimit të burimeve, të bujqësisë, të teknologjisë biologjike, të kërkim-studimit etj. Ata do të forcojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimet në fushat e infrastrukturës si metro, energji elektrike, port etj. Gao Hucheng tha se Kina nxit ndërmarrjet e fuqshme të investojnë në Evropën Qendrore dhe Lindore.
"Kam mendimin se ekuilibri tregtar mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore duhet të realizohet në një sferë më të gjerë. Do të inkurajojmë më shumë ndërmarrjet kineze të investojnë në Evropën Qendrore e Lindore, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në sektorët e prodhimit dhe përpunimit. Për shembull, kemi bërë disa investimet dhe blerje të fabrikave në Evropën Qendrore e Lindore, të cilat do të bëjnë përpunime në vend, për të eksportuar produkte drejt Kinës, vendeve të tjera fqinje dhe botës. Kjo përfaqëson ekuilibrin tregtar dhe përmirësimin e tregtisë së vërtetë."
Infrastruktura është një fushë ku përqëndrohet epërsia e Kinës në Evropë. Në 30 vitet e fundit, është zhvilluar shumë shpejt transporti me metro në Kinë. Ndërmarrjet kineze kanë një përvojë të madhe në fushën e teknologjisë, të pajisjeve, të ndërtimit, të financimit etj. Përveç kësaj, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë kërkesa për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës. Karakteristikat e të dy palëve kanë krijuar bazën e bashkëpunimit mes tyre. Sekretari i Zyrës së Kryeministrit të Hungarisë për tregtinë e jashtme, Szijarto Peter u shpreh në konferencën e shtypit se Hungaria do të bashkëpunojë me Kinën dhe Serbinë për ndërtimin e hekurudhës mes Hungarisë dhe Serbisë.
"Objektivi ynë aktual është të vazhdojmë bashkëpunimin mes Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës. Po bashkëpunohet mbi një propjekt të ndërtimit të hekururdhës së trenave me shpejtësi të lartë rreth 160 km në orë nga Budapesti në Beograd. Të premten e kaluar, një delegacion i hekurudhave të Hungarisë arriti në Pekin me qëllim arritjen e një marrëveshjeje paraprake si dhe fillimin e zbatimit të saj. Përveç kësaj, ne do të krijojmë qendrën e komunikimit mbi çështjet mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore për të garantuar komunikimin midis dy palëve."
Gjatë një interviste ekskluzive për seksionin shqip të Radios së Jashtme të Kinës, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj u shpreh se në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë janë vendosur pikat e shkëmbimit të modhenës kineze Renminbi. Ndonëse nuk janë të shumta, ky është një fillim i mirë. Ai shpreson që kjo do të nxitë bashkëpunimin ekonomiko-tregtare midis dy palëve. Gjatë vizitës në Kinë, ministri Ahmetaj theksoi se porti i Ningbosë ka një administrim të shkëlqyer dhe shprehu dëshirën për shkëmbimin e përvojës së grupit të administrativ të Kinës në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë, shumë ndërmarrje të Evropës Qendrore e Lindore kanë kryer investime në Kinë. Tramvaj nga kompania çeke "Skoda" të projektuar me teknologji të reja dhe të avancuara, të cilat ofrojnë një mjedis të rehatshëm. Kompania kineze " Lokomotiva e Jugut" ka blerë teknologjinë çeke dhe do ta përhapë në vend.
Vitet e fundit, bashkëpunimet ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore kanë hyrë në një fazë të shpejtë. Sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë e Kinës, vlera e tregtisë mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore u rrit nga 8.7 miliardë dollarë në vitin 2003 në 55.1 miliardë dollarë në vitin 2013. Vlera e investimeve të Kinës në Evropën Qendrore e Lindore u shtua nga 100 milionë dollarë deri në 5 miliardë dollarë. (Xu Guang)