PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, mbahet Forumi i Bashkëpunimit Kulturor Kinë-Europë Qendrore e Lindore
2013-05-14 16:45:42 CRI Komenti juaj Printoni
Të martën u zhvillua në Pekin Forumi i Bashkëpunimit Kulturor Kinë-Europë Qendrore e Lindore. Në këtë forum, me temën "Thellimi i bashkëpunimit konkret për të krijuar një të ardhme të ndritur", morën pjesë delegacionet e 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore, duke përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Kroacinë, Çekinë, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë, Serbinë etj.

Për sa i përket zhvillimit të bashkëpunimit me vendet e Europës Qendrore e Lindore në fushën kulturore, ministri kinez i Kulturës Cai Wu propozoi që Kina dhe vendet pjesëmarrëse europiane në forum të nxisin lidhjet dhe shkëmbimet e drejtpërdrejta midis institucioneve kulturore dhe bashkëpunimin në fushën e shërbimeve publike kulturore, të teknologjisë, industrisë kulturore dhe ruajtjen e trashëgimive kulturore etj., duke shtuar edhe shkëmbimet kulturore midis të rinjve.

Në forum u miratua njëzëri "Udhëzuesi i bashkëpunimit kulturor Kinë-Europë Qendrore e Lindore".

Delegacionet e vendeve pjesëmarrëse në forum do të vizitojnë edhe ekspozitën e hapur në Muzeun Kombëtar të Kinës për historinë e shkëmbimeve kulturore dhe Panairin e 9-të Kulturor Ndërkombëtar të Industrisë Kulturore të Kinës.

(Çan Jean/Artani)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China