PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, projekte për akuakulturën dhe ullirin në Shqipëri
2014-01-22 09:32:36 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti priti sot në një takim ambasadorin kinez në Shqipëri z. Ye Hao. Ambasadori Ye parashtroi dy projekte të rëndësishme investimi që dy kompani të fuqishme kineze duan të realizojnë në Shqipëri: një projekt në fushën e akuakulturës dhe tjetri për mbjelljen e ullinjve.

Ministri Panariti falenderoi ambasadorin kinez për paraqitjen në detaje të këtyre dy projekteve. Ai u shpreh se veçanërisht në fushën e akuakulturës, Shqipëria është shumë e interesuar pasi ky sektor është i pazhvilluar, ndaj mirëpriten investime të fuqishme, të cilat krijojnë të ardhura dhe hapin vende të shumta pune.

Lidhur me projektin e mbjelljes së ullinjve kërkohet një sipërfaqe të madhe toke publike për realizimin e këtij investimi. Sipas njoftimit të ministrisë, u ra dakord për vlerësimin e hapësirës ligjore për arritjen e marrëveshjeve mes kompanive kineze dhe shtetit shqiptar në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme. (ATSH)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China