PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Barroso kërkon reforma të tjera për integrimin e Shqipërisë
2014-07-01 10:03:22 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso tha të hënën se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, do të vijë pas monitorimit rigoroz të reformave të ndërmarra nga qeveria e Tiranës.

Barroso i bëri deklaratat e tij gjatë qëndrimit në Tiranë, ndërkohë më herët javën e kaluar, BE-ja vendosi t'i japë Shqipërisë statutin e vendit kandidat.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Barroso uroi Shqipërinë për statusin e vendit kandidat dhe shtoi se Komisioni Europian do të qëndrojnë në anën e Shqipërisë gjatë gjithë periudhës së integrimit, ku procesi i radhës është hapja e negociatave.

Duke iu drejtuar deputetëve, Barroso tha se "konsensusi në është kyç për rrugëtimin europian."

Kryeministri Edi Rama theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat për qeverinë shqiptare është një moment që i ngarkon një përgjegjësi të re: "Nuk e marrim statusin si një trofe dhe nuk e konsiderojmë një arritje të njëanshme. Duam të bëhemi anëtarë të BE-së, por për këtë kemi ende detyra të vështira për të realizuar," tha Rama. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China