PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bukuresht-Kryeministri shqiptar Rama vlerëson qeverisjen rumune
2013-11-27 10:32:23 CRI Komenti juaj Printoni

Pas takimit në Bukuresht me homologun Ponta, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vlerësoi shembullin e qeverisjes rumune, që provoi se kriza ekonomike mund të përballohej.

"Kryeministri rumun po na provon se kriza ekonomike është e mundur të përballohet duke lehtësuar jetesën e njerëzve në vështirësi ekonomike dhe duke krijuar rritje që mund të forcojë ekonominë e vendit. Në të njëjtën kohë, Rumania mbetet një shembull përsa i takon rrugës që bëri drejt Bashkimit Evropian'', deklaroi Rama.

Rama nënvizoi se ishte i kënaqur që kishte privilegjin të përfaqësonte Shqipërinë si kryeministër në një eveniment të tillë shumëpalësh duke iu referuar samitit të kryeministrave nga Evropa Juglindore dhe Qendrore dhe të Kinës, që u zhvillua në Bukuresht. (Nga "Balkanweb")

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China