Gianni Pittella
Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konsideron vendimin për statusin "si një hap në realizimin e aspiratës evropiane të vendit". "Vendimi i Bashkimit Evropian është një njohje e arritjeve të reformave ambicioze e gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga Shqipëria", thuhet në deklaratën e MPJ-së. Presidenti i përkohshëm i Parlamentit Evropian, Gianni Pittella, e vlerësoi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë si "një gur kilometrik në udhën drejt anëtarësimit eventual në BE".
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat, me një dedikim të veçantë në faqen zyrtare në Facebook. Ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini ka theksuar se "Ky vendim, që duhet të ratifikohet në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian, kurorëzon përpjekjet dhe vendosmërinë e treguar nga Shqipëria si edhe rezultatet e arritura prej saj",
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian miratuan njëzëri të martën në Luksemburg raportin e Komisionit Europian për dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat për në BE. Kjo shënon fillimin e negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE.(Eda Merepeza)