Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, Li Baodong, tha të hënën në Nju Jork se, duhet të mendojmë në mënyrë të thellë dhe të marrim masat e gjithanshme, për të përballuar trazirat dhe ndryshimet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Sipas Li, duhet të merren masat për të siguruar paqen dhe stabilitetin në këtë rajon, për të përmbushur më mirë kërkesat e popullit.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u zhvillua debat i hapur mbi çështjen e Lindjes së Mesme. Li Baodong mbajti fjalim, duke theksuar 4 pika.
Së pari, duhet të respektojmë dëshirat dhe kërkesat e popullit për reformë dhe zhvillim, të respektojmë të drejtat e vendeve dhe popujve në këtë rajon për trajtimin e çështjeve të brendshme;
Së dyti, Kina shpreson që palët përkatëse të shprehin vullnetin politik nëpërmjet rrugëve të ligjshme dhe të dialogut, të kapërcejnë mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore përmes procesit të hapur dhe gjithëpërfshirës politik;
Së treti, duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze Karta e OKB-së dhe parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, të respektohen sovraniteti, pavarësia, intergriteti dhe tërësia territoriale e çdo vendi në këtë rajon;
Së katërti, rezoluta e Këshillit të Sigurimit duhet medoemos të zbatohet në mënyrë të gjithanshme dhe serioze dhe asnjë palë nuk mund ta interpretojë këtë rezolutë sipas kuptimit të saj dhe të mos ndërmarrë veprime përtej autorizimit nga KS-ja.
Ai u shpreh se pala kineze mbështet OKB-në të luajë një rol kryesor në koordinimin e ndihmave humanitare, për të përmirësuar gjendjen humanitare në disa zona siriane. Pala kineze është e gatshme që të përmbushë detyrat e veta dhe të konsultohet me palët e ndryshme, për të zgjidhur politikisht dhe sa më parë krizën në Siri. (Jiang Lei/Albana)
LINK:
Valeri Amos: Të lejohet hyrja e ekipeve humanitare në Siri
Kina thirret për mendimet mbi Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut
SHBA:Ndërhyrja ushtarake, jo e përshtatshme në Siri
SHBA-ja hedh poshtë ndërhyrjen ushtarake në Siri
Kina, e hapur për zgjidhjen politike të krizës siriane
Kofi Anan shprehet optimist për ndalimin e dhunës në Siri
I dërguari kinez takohet me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit
Kofi Anan zhvillon bisedime me presidentin sirian
Kofi Anan pritet të takojë presidentin sirian
Kina jep dy milionë $ ndihmë humanitare për Sirinë
I dërguari i posaçëm i Kinës do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Francën
Kofi Anani: Problemi sirian duhet zgjidhur me mjete politike


















