PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
I dërguari kinez takohet me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit
2012-03-12 09:51:30 cri komenti juaj Printoni

Kina po mban kontakte të ngushta me vendet arabe në përpjekje për të nxitur zgjidhjen paqësore të konfliktit në Siri. I dërguari i posaçëm i qeverisë kineze Zhang Ming u takua me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) Abdul-Latif Al-Zayani dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Saud Al Faisal, të dielën në Riad.

Zhang Ming shpjegoi qëndrimin e Kinës për zgjidhjen e konfliktit sirian, duke shprehur dëshirën për forcimin e shkëmbimeve me vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Ai kërkoi përpjekje të përbashkëta për të zgjidhur çështjen siriane në mënyrë të drejtë, paqësore dhe të përshtatshme.

Zhang Ming theksoi që vendet e Gjirit kanë të njëjtin qëndrim me Kinën sa i përket krizës në Siri, për t'i dhënë fund sa më shpejt dhunës, çlirimit të popullit sirian nga vuajtjet dhe nxitjen e zgjidhjes politike duke ruajtur stabilitetin rajonal.

Abdul-Latif Al-Zayani, sekretari i përgjithshëm i Komisionit të Bashkëpunimit të Gjirit, tha se vendet arabe e shikojnë Kinën si vend mik që mban një qëndrim të ngjashëm për çështjen siriane. "Shpresojmë që përpjekjet e përbashkëta me Kinën ta zgjidhin sa më parë konfliktin e Sirisë," shtoi Al-Zayani.

Ndërsa, ministri i Jashtëm saudit, Saud Al Faisal theksoi se vendi i tij po e ndjek me vëmendje veprimin e Kinës dhe dëshiron të mbajë kontakte të vazhdueshme, duke shtuar konsultimet dhe nxitjen e konsensusit për përfundimin e krizës në Siri. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China