I dërguari i posaçëm i përbashkët për krizën siriane, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan, tha më 8 mars në Kajro të Egjiptit se zgjidhja e problemit të Sirisë duhet të bëhet në rrugë politike, ndërsa çdo veprim ushtarak do të shkaktonte pasoja më të rënda.
Z. Anan tha se përpjekjet diplomatike duhet të vazhdojnë dhe duhen nxitur qeveria siriane dhe fraksionet kundërshtare të saj të ndalojnë veprimet e dhunës. Ai bëri të ditur se do të kërkojë nga qeveria dhe opozita në Siri të mbështesin punën e ndërmjetësimit dhe të gjejnë së bashku një mënyrë zgjidhjeje që respekton kërkesat e popullit sirian.
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe Nabil el-Arabi tha se asnjëri nuk dëshiron që në Siri të përsëritet e njëjta situatë si në Libi, por duhet të gjendet një rrugëzgjidhje e pranuar si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita siriane. (Vera/Artani)
LINK:
I dërguari i posaçëm i Kinës do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Francën
Kofi Anani: Problemi sirian duhet zgjidhur me mjete politike
Siria mirëpret propozimin e Kinës
Kina, propozim për zgjidhjen e krizës siriane
SHBA, sekretari i Mbrojtjes kundërshton sulmin ndaj Sirisë
Bashar, Siria do të vazhdojë ta godasë terrorizmin
MPJ e Rusisë: "Nuk ndryshon qëndrimi për Sirinë"
I dërguari i posaçëm i Kinës viziton Sirinë
Obama refuzon ndërhyrjen e njëanshme ushtarake në Siri
Kofi Annan, i dërguari i posaçëm në Siri
Kina: Konsensus ndërkombëtar dhe ide konkrete për problemin sirian
Siria i dërgon letër OKB-së