I dërguari kinez për Sirinë Li Huaxin përfundoi të mërkurën një vizitë dyditore në Siri. Ai u takua me përfaqësues të qeverisë dhe të opozitës siriane, duke u parashtruar propozimin e Kinës prej gjashtë pikash për një zgjidhje politike të krizës në vend.
"Unë pohova qëndrimin e Kinës, që mund të përmblidhet në: mbrojtje e pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Sirisë, dhe një zgjidhje diplomatike të krizës," tha z. Li.
Siria e përshëndeti propozimin e Kinës. Suleiman Salahu, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Sirisë, u shpreh:
"Ne e mirëpresim vizitën e tij (Li Huaxin-it), pasi ai ka sjellë me vete një propozim paqësor për t'i dhënë fund krizës siriane. Unë i vlerësoj përpjekjet e miqve tanë kinezë. Ne mendojmë se kjo nismë është pozitive dhe prej saj do të përfitojnë të dyja palët."
Në propozim Kina përkrah një shqyrtim të gjendjes humanitare në Siri dhe rolin ndërmjetësues të Kombeve të Bashkuara e të Lidhjes Arabe.
Në të njëjtën kohë, zv.sekretarja e përgjithshme e OKB-së për çështjet humanitare Valerie Amos ka vizituar distriktin e trazuar Baba Amr të Damaskut. Znj. Amos ndodhet në Siri për të nxitur krijimin e korridoreve humanitare dhe të zonave tampon. (Artani)
LINK:
Siria mirëpret propozimin e Kinës
Kina, propozim për zgjidhjen e krizës siriane
SHBA, sekretari i Mbrojtjes kundërshton sulmin ndaj Sirisë
Bashar, Siria do të vazhdojë ta godasë terrorizmin
MPJ e Rusisë: "Nuk ndryshon qëndrimi për Sirinë"
I dërguari i posaçëm i Kinës viziton Sirinë
Obama refuzon ndërhyrjen e njëanshme ushtarake në Siri
Kofi Annan, i dërguari i posaçëm në Siri
Kina: Konsensus ndërkombëtar dhe ide konkrete për problemin sirian
Siria i dërgon letër OKB-së
Kina theksoi qendrimin e saj për zgjidhjen e krizës në Siri
Siri, trupat qeveritare marrin nën kontroll Baba Amrin