Pas përkeqësimit të situatës në Siri, Kina ka dalë me një plan veprimi konkret për të vendosur dialogun politik.
Ministria e Jashtme e Kinës kërkon së pari që palët përkatëse të ndalojnë menjëherë dhe pa kushte luftimet. Më tej u bëhet thirrje qeverisë dhe opozitës që duke u nisur nga interesat thelbësore të vendit dhe të popullit, të fillojë menjëherë dialogun politik pa asnjë kush paraprak dhe të vendosin stabilitetin në vend. Një tjetër hap për arritjen e paqes i propozuar është lejimi i hyrjes së ndihmave humanitare, por Pekini paralajmëron së është kundër çdo ndërhyrjeje në punët e brendshme të vendit nën pretekstin e ndihmës humanitare.
Duke kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake në Siri dhe sanksionet apo presionet, Kina i bën apel komunitetit ndërkombëtar të respektojnë pavarësinë, sovranin dhe tërësinë territoriale të Sirisë.
Kina gjithashtu përkrah të dërguarin e posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Annan, si dhe e përkrah atë të luajë një rol konstruktiv për nxitjen e zgjidhjes së krizës në Siri.
Edhe një herë Pekini zyrtar kërkon nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, respektimin me seriozitet të Kartës së OKB-së dhe parimet bazë të ligjit ndërkombëtar.
Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Kinës, shpreh shqetësimin e thellë për shkallëzimin e dhunës dhe rritjen e konfliktit në Siri.
Duke e konsideruar veten si mik të popujve arabë, Kina e ndërmerr këtë veprim në favor të ruajtjes së pavarësisë, sovranit tërësisë territoriale të Sirisë si edhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme. (Vera/Leftion Peristeri)