Sipas njoftimeve të medias siriane të 1 marsit, ushtria qeveritare e Sirisë ka marrë nën kontroll lagjen Baba Amr të qytetit të Homsit. Por "Ushtria e lirë siriane" e opozitës deklaroi se tërheqja e trupave të saj nga kjo lagje është "taktike".
Po në të njëjtën ditë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një deklaratë për shtypin, ku i bëhet thirrje qeverisë siriane "të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe parimet e ndihmës humanitare e të pranojë punonjësit e ndihmës." Deklarata po ashtu u kërkon palëve të ndryshme në Siri, sidomos qeverisë siriane, të bashkëpunojnë me organizatat humanitare ndërkombëtare, të nxitin punët e ndihmës dhe të pranojnë largimin e të plagosurve nga zonat e prekura."(Zhan Dian/Artani)