Letra thotë se vendet që kanë bërë thirrje për armatosjen e opozitës duhet të mbajnë përgjegjësi për gjakderdhjen në Siri.
Letra shton se që me fillimin e gjakderdhjes në Siri, disa vende fshihen pas grupeve të armatosura, por në të njëjtën kohë ato mohojnë praninë e elementëve të paligjshëm.
Sipas të dhënave të OKB-së, nga marsi deri në dhjetorin e vitit 2011, protestat e shpërthyera në Siri kanë shkaktuar 5400 të vdekur. Sipas autoriteteve siriane, konflikti i armatosur ka shkaktuar vdekjen e të paktën 2 mijë ushtarëve dhe policëve. (Vera/Leftion Peristeri)