Zv.ministri i Jashtëm kinez, Zhang Ming, do të jetë i dërguari i posaçëm i qeverisë kineze në vizitat që do të bëjë në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Francë nga datat 10 deri më 16 mars. Këtë e deklaroi të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Liu Weimin, në Pekin. Pala kineze shpreson se nëpërmjet këtyre vizitave, do të forcohen më tej kontaktet dhe konsultimet me palët e ndryshme për të rënë në konsensus dhe për të bërë përpjekje të përbashkëta për të gjetur sa më parë një zgjidhje të drejtë, paqësore dhe të përshtatshme për çështjen e Sirisë. "Gjatë vizitës, Zhang Ming do të shkëmbejë mendime me qeveritë e këtyre 3 vendeve, Lidhjen Arabe etj, lidhur me gjendjen aktuale në Siri dhe me propozimin 6 pikësh të palës kineze për zgjidhjen politike të çështjes së Sirisë," përfundoi Liu Weimin . (Du/Albana)
LINK:
I dërguari i posaçëm i Kinës do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Francën
Kofi Anani: Problemi sirian duhet zgjidhur me mjete politike
Siria mirëpret propozimin e Kinës
Kina, propozim për zgjidhjen e krizës siriane
SHBA, sekretari i Mbrojtjes kundërshton sulmin ndaj Sirisë
Bashar, Siria do të vazhdojë ta godasë terrorizmin
MPJ e Rusisë: "Nuk ndryshon qëndrimi për Sirinë"
I dërguari i posaçëm i Kinës viziton Sirinë
Obama refuzon ndërhyrjen e njëanshme ushtarake në Siri
Kofi Annan, i dërguari i posaçëm në Siri
Kina: Konsensus ndërkombëtar dhe ide konkrete për problemin sirian
Siria i dërgon letër OKB-së