PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Valeri Amos: Të lejohet hyrja e ekipeve humanitare në Siri
2012-03-13 20:22:56 cri komenti juaj Printoni

Shefja për çështjet humanitare në Kombet e Bashkuara u shpreh se është vendosur që delegacioni që do të kryejë vlerësimin për dhënien e ndihmës humanitare do të udhëtojë për në Siri në ditët në vijim.

Valerie Amos shtoi se misioni është planifikuar për të parë nëse mund të dërgohen më shumë ndihma humanitare në qytetet e goditura nga konflikti.

"Kemi kërkuar që të hyjmë në zona dhe qytete të ndryshme. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në vend po vendosin për personat e mundshëm që mund të përfshihen në misionet vlerësuese. Ajo që autoritetet thanë me anën e një letre ishte se ne mund të fillojmë punën brenda një jave, pra të enjten, dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi."

Amos, e cila kohët e fundit përfundoi vizitën e saj dyditore në Siri është shprehur e shqetësuar për gjendjen humanitare në vend.

"Kishte shumë zona të Homsit ku nuk kishte këmbë njeriu në rrugë dhe dyqanet ishin mbyllur dhe zona më e prekur nga konflikti në Homs, Baba Amr është plotësisht e shkatërruar."

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun po i bën thirrje presidenti sirian Bashar al-Assad që të pranojë propozimet e Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe për të sjellë paqen në vend.

Pala kineze është shprehur se mban qëndrim pozitiv ndaj propozimeve të Kofi Ananit për të bindur autoritetet siriane për armëpushim në vend.(Albana)

 

LINK:

Valeri Amos: Të lejohet hyrja e ekipeve humanitare në Siri
Kina thirret për mendimet mbi Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut
SHBA:Ndërhyrja ushtarake, jo e përshtatshme në Siri
SHBA-ja hedh poshtë ndërhyrjen ushtarake në Siri
Kina, e hapur për zgjidhjen politike të krizës siriane
Kofi Anan shprehet optimist për ndalimin e dhunës në Siri
I dërguari kinez takohet me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit
Kofi Anan zhvillon bisedime me presidentin sirian
Kofi Anan pritet të takojë presidentin sirian
Kina jep dy milionë $ ndihmë humanitare për Sirinë
I dërguari i posaçëm i Kinës do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Francën
Kofi Anani: Problemi sirian duhet zgjidhur me mjete politike

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China