Një delegacion prej pesë anëtarësh të Kongresit amerikan shkoi të dielën në Tajvan pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, në fillim të gushtit. Më parë, pala amerikane propozoi vendosjen e një "muri mbrojtës" ndërmjet Kinës dhe ShBA-së. Për këtë, gjeneralmajor Meng Xiangqing, zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve Strategjike pranë Universitet Kombëtar të Mbrojtjes të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, i tha gazetares së #CGTN-it se “muri mbrojtës” i propozuar nga pala amerikane është ai që i mundëson ShBA-së të kryejë zbulim nga afër përgjatë bregut të Kinës, të kërkojë hegjemoninë detare në emër të lirisë së lundrimit dhe të sfidojë Kinën, pa e lejuar Kinën të kundërpërgjigjet. (Li Huailiang/Artan)