Yuanwang-3(Foto: VCG)
Anija gjurmuese hapësinore e Kinës "Yuanwang-3" nisi një raund të ri misionesh monitorimi nga porti i saj në provincën Jiangsu të Kinës Lindore të hënën në mëngjes, bëri të ditur "China Science Daily".
Anija ka qenë duke u përgatitur për misione të reja që prej kthimit nga misioni i saj i fundit, teksa teknikët riparuan e testuan pajisjet e gjurmimit e të monitorimit në anije dhe kryen stërvitje operative.
"Yuanwang-3", e porositur më 18 maj 1995, është anija gjurmuese hapësinore kineze e brezit të dytë. Ajo zhvillon kryesisht misione gjurmimi, monitorimi dhe komunikimi detar për satelitët, anijet kozmike dhe stacionet hapësinore.
Në shtatë muajt e parë të këtij viti, "Yuanwang-3" lundroi për më shumë se 70 ditë dhe kreu me sukses tre misione monitorimi detar, duke përfshirë atë për misionin e fluturimit hapësinor me astronautë "Shenzhou-14".
Ajo ka ndërmarrë më shumë se 100 misione gjurmimi dhe monitorimi detar, që përfshijnë anijet kozmike "Shenzhou", sondat hënore "Chang'e" dhe satelitët "BeiDou".