Foto:VCG

Foto:VCG

Provinca Shandong e Kinës Lindore ka shënuar rritje të dukshme ekonomike, përmirësim të jetesës së njerëzve dhe përparim në mbrojtjen e mjedisit në dekadën e fundit, thanë zyrtarët provincialë në një konferencë shtypi të shtunën, njofton Xinhua.

Produkti i brendshëm bruto i provincës arriti në 8.3 trilion juanë (rreth 1.2 trilion dollarë amerikanë) në vitin 2021, 66 për qind më shumë krahasuar me atë në 2012.

Shandong këmbëngul në zhvillimin e integruar urban-rural dhe promovon zhvillimin e koordinuar rajonal, tha Li Ganjie, sekretar i Komitetit Provincial të Partisë Komuniste të Kinës.

Në dhjetë vitet e fundit, shkalla e urbanizimit të provincës për banorët rezidentë u rrit me 12 pikë përqindjeje dhe të ardhurat e disponueshme për frymë u rritën mesatarisht me rreth 8.5 për qind në vit. Rreth 2.52 milionë njerëz janë nxjerrë nga varfëria, tha Li.

Konsumi i energjisë për njësi të PBB-së në Shandong u ul mesatarisht me 4.2 përqind çdo vit në dekadën e kaluar dhe përqindja e qymyrit në konsumin e energjisë ra me 13.8 pikë përqindjeje. Në dy vitet e fundit, përqendrimi mesatar i grimcave të rrezikshme të ajrit PM 2.5 ra me përkatësisht 11.5 për qind dhe 15.2 për qind.

Sipas guvernatorit të Shandong-ut Zhou Naixiang, vëllimi i tregtisë së jashtme të provincës u rrit nga 1.5 trilion juanë në 2.9 trilion juanë nga 2012 në 2021, dhe përqindja e përdorimit aktual të kapitalit të huaj ndaj totalit kombëtar u rrit nga 4.8 përqind në 12.4 përqind në të njëjtën periudhë.(Fatosi)