Foto;VCG

Foto;VCG

Xinhua njofton se ka përfunduar restaurimi i seksionit Jiankou të Murit të Madh Kinez. I ndodhur në rrethin periferik të Pekinit Huairou, seksioni Jiankou i Murit të Madh, dikur i njohur midis alpinistëve si "Muri i Madh i shkretë", besohet të jetë një nga pjesët më të rrezikshme të tij.

Një projekt restaurimi, i fokusuar kryesisht në një mur 1678 metra të gjatë me 8 kulla vrojtimi në pjesën perëndimore të seksionit Jiankou, pritet të përfundojë deri në fund të tetorit.

Projekti zbatohet në përputhje me parimin e "ndërhyrjes minimale" për të siguruar origjinalitetin, integritetin dhe tiparet e lashta historike të Murit të Madh. Ndërkohë, një projekt restaurimi i bazuar në kërkime është gjithashtu duke u zhvilluar me qëllim përforcimin dhe eliminimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë, si dhe ndryshimet dhe kushtet ekzistuese të Murit të Madh përmes bashkëpunimit multidisiplinar. (Fatosi)