Foto: VCG
Vëllimi i transportit hekurudhor të Kinës, një tregues kyç i aktiviteteve ekonomike, u rrit 5,9 për qind nga viti në vit në shtatë muajt e parë të vitit, duke vazhduar trendin e zgjerimit në gjysmën e parë të 2022, treguan të dhënat zyrtare njofton Xinhua.
Më shumë se 2.89 miliardë ton mallra u transportuan përmes hekurudhave të Kinës gjatë kësaj periudhe, sipas Ministrisë së Transportit.
Vetëm në korrik, hekurudhat e Kinës trajtuan 414.33 milionë tonë mallra, 12.3 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tha ministria.
Të dhënat treguan gjithashtu se gjatë periudhës janar-korrik, vëllimi i qarkullimit të trafikut të mallrave përmes hekurudhave të Kinës u rrit me 9.2 për qind nga viti në vit në 2.05 trilion ton kilometra. (Fatosi)