Në dhjetë vjetët e fundit, ekonomia digjitale në Kinë është zhvilluar me shpejtësi të madhe.
Tani në Kinë janë ndërtuar mbi 1.9 milionë stacione bazë 5G, që lidhen me qindra milionë celularë, si dhe me fabrikat digjitale.

Në një fabrikë digjitale të Pekinit, mbi 200 kamera digjitale dhe mbi 8000 sensorë grumbullojnë të dhënat e prodhimit, të cilat transmetohen dhe analizohen automatikisht, duke realizuar prodhimin automatik.
Sipas Qendrës së të Dhënave të Mëdha mbi Internetin Industrial, në platformën e internetit industrial të Kinës funksionojnë miliona fabrika digjitale, me mbi 70 milionë pajisje të lidhura me to.

Tani në fushat e pambukut me sipërfaqe prej dy milionë metrash katrorë, dy njerëz, katër dronë dhe mbi tre milionë pajisje inteligjente kryejnë të gjithë punën, nga mbjellja deri në korrje.

Në dhjetë vjetët e fundit, vëllimi i ekonomisë digjitale kineze u shtua nga 11 trilionë në 45.5 trilionë juanë. (Xu Guang)