Foto: VCG
Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme të Kinës së Veriut ka arritur rritje cilësore gjatë dekadës së fundit, duke u fokusuar në zhvillimin ekologjik dhe të gjelbër, sipas një konference për shtyp të hënën.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, PBB-ja e Mongolisë së Brendshme u rrit nga 1 trilion juanë (rreth 146 miliardë dollarë amerikanë) në 2012-n në më shumë se 2 trilionë juanë në 2021-shin, tha Sun Shaocheng, kreu i Partisë së Mongolisë së Brendshme, citon “Xinhua”.
Ndërkohë, 1.57 milionë banorë të varfër në Mongolinë e Brendshme u nxorën nga varfëria në dekadën e fundit. Të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve në rajon u rritën nga 42,000 juanë në vitin 2012 në 85,000 juanë në vitin 2021.
Rajoni kishte mbjellë rreth 8.13 milionë hektarë pyje dhe 19 milionë hektarë bar gjatë periudhës. Mbulimi i bimësisë së kullotave dhe mbulimi pyjor u rrit nga 40.3 për qind dhe 20.8 për qind në respektivisht 45 për qind dhe 23 për qind gjatë dekadës së fundit. Mongolia e Brendshme ka bërë përpjekje të mëdha për të zhvilluar një ekonomi moderne të energjisë gjatë kësaj periudhe, me një kapacitet total të instaluar të energjisë që arrin në 156 milionë kilovat. (Elona)