VCG

VCG

Provinca Yunnan e Kinës jugperëndimore, një furnizues kryesor i luleve, ka nisur një sërë politikash të favorshme për të lehtësuar eksportet e luleve në Tajlandë. Për të siguruar freskinë e luleve, doganat në qarkun Mengla, Prefektura Autonome Xishuangbanna Dai, kanë ngritur një kanal të gjelbër për të lehtësuar zhdoganimin, bën të ditur “Xinhua”.

VCG

VCG

Sipas doganave janë marrë edhe masa si deklarimi paraprak dhe prioriteti në inspektim. Lulet nga Yunnan eksportohen në mbi 40 vende dhe rajone, me një vlerë eksporti që arriti në 520 milionë juanë (rreth 76.6 milionë dollarë amerikanë) vitin e kaluar, duke u renditur e para në mbarë vendin. Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP), e cila hyri në fuqi për Tajlandën nga 1 janari 2022, sjell mundësi të reja për eksportin e luleve.

VCG

VCG

Duke aplikuar për një certifikatë origjine RCEP nga autoritetet doganore në kryeqendrën e provincës, Kunming, kompanitë në Yunnan mund të eksportojnë lule në tregun tajlandez me tarifa zero. (Elona)

VCG

VCG