VCG
Numri i përdoruesve të celularëve 5G në Kinë kishte arritur në 475 milionë deri në fund të korrikut, tha të premten Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit. Shifra regjistroi një rritje neto prej 120 milionë përdoruesish krahasuar me fundin e vitit 2021, citon “Xinhua”.
Deri në fund të korrikut, vendi kishte ndërtuar rreth 1.97 milionë stacione bazë 5G, me të gjitha qytetet, qarqet dhe 96 për qind të qyteteve të nivelit të prefekturës të pajisura me mbulim të rrjetit 5G, sipas ministrisë .Ndërtimi i infrastrukturës së re të informacionit duke përfshirë rrjetet 5G dhe rrjetet optike gigabit do të vazhdojë të promovohet dhe do të përshpejtohet. Po ashtu do të bëhen përpjekje për të shtrirë gradualisht mbulimin e rrjeteve me cilësi të lartë në zonat rurale dhe për të zgjeruar në mënyrë aktive aplikimin e formave të reja të biznesit në zonat rurale, tha ministria. (Elona)
VCG