1 prilli shënon 5-vjetorin e themelimit të Zonës së Re Xiong'an, që është aktualisht në ndërtim rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit kinez Pekin.
Xiong'an-i planifikohet të bëhet një zonë e re e rritjes në veri të Kinës, e krahasueshme me qytetin Shenzhen në jug të Kinës. Ky është një objektiv ambicioz, sepse Shenzhen-i u kthye në një metropol të klasit botëror vetëm brenda 40 vjetësh.
Zhvillimi ekonomik rajonal në Kinë është disi i paekuilibruar, pasi shumë qytete të suksesshme në jug, si Shangai dhe Shenzhen-i, kanë një peshë të madhe në PBB. Pjesa veriore ka nevojë për një vend të ri ku të tregojë forcën e vet të zhvillimit. Zona e Re Xiong'an është pikërisht një vend i tillë. Më e rëndësishmja është që Xiong'an-i do të zhvillohet në një qendër të gjallë inovacioni dhe me teknologji të reja, i modeluar sipas qytetit japonez Tsukuba.
Bashkia e Xiong'an-it ka thënë se do të fokusohet në teknologjinë e informacionit të brezit të ardhshëm, shkencat e jetës dhe bioteknologjitë moderne, sektorin modern të shërbimit të nivelit të lartë, shkencat e reja të materialeve dhe bujqësinë e gjelbër. (Fani/Artan)