VCG

VCG

Gjatë dekadës së fundit, Kina ka promovuar standardizimin dhe aksesin e barabartë në shërbimet publike kulturore, me një shumëllojshmëri të përmirësuar të produkteve dhe shërbimeve kulturore në dobi të njerëzve.

VCG

VCG

Sun Yeli, nënkryetar i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, tha në një konferencë për shtyp se me nisjen e një pakete nismash kulturore me interes publik, të tilla si sjellja e kinemave në komunitetet rurale dhe ngritja e bibliotekave rurale, sistemi i shërbimeve kulturore publike të vendit është përmirësuar më tej. Deri në fund të vitit 2021, Kina kishte 2,542 stacione radio dhe televizion, 3,215 biblioteka publike, 3,316 qendra kulturore, 6,183 muze, mbi 40,000 stacione kulturore të nivelit të fshatit dhe 570,000 qendra shërbimesh kulturore në nivel fshati, tha zyrtari, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Të gjitha bibliotekat publike, qendrat kulturore, galeritë e artit dhe stacionet kulturore, si dhe shumica e muzeve janë hapur pa pagesë.

Në vitin 2021, bibliotekat publike në të gjithë vendin regjistruan 103 milionë lexues, tha Sun, dhe muzetë në mbarë vendin mbajtën 36,000 ekspozita, me afro 800 milionë vizita.

VCG

VCG

Gjatë 10 viteve të fundit, vendi ka nxjerrë gjithashtu një sërë ligjesh dhe rregulloresh, duke përfshirë ligjin për garantimin e shërbimeve kulturore publike, duke garantuar aksesin dhe rritjen e shërbimeve kulturore publike, tha ai. (Elona)