Që prej 1 qershorit, në Shqipëri nuk lejohet më përdorimi i qeseve plastike. Shumë vende të botës kanë zbatuar masa të ngjashme për kontrollin e produkteve plastike.Një ndër arsyet për masa të tilla është mbrojtja e detit.
8 qershori shënon Ditën Botërore të Oqeaneve. Mbrojtja e deteve blu është përgjegjësia e të gjithë ne njerëzve, pavarësisht se ku ndodhemi.
Presidenti kinez ka theksuar disa herë rëndësinë e mbrojtjes së detit. Ai ka përmendur se ne duhet të kujdesemi për oqeanin ashtu si për jetën, duke ndërtuar një bashkësi me fate të përbashkëta të oqeanit.