Një 18-vjeçar i armatosur vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në një shkollë fillore në Teksas më 24 maj. Vetëm tre ditë pas kësaj ngjarjeje, konventa vjetore e Shoqatës Kombëtare të Pushkëve (NRA) filloi sipas planit në Hjuston, një qytet që ndodhet vetëm 400 kilometra larg nga vendi i ngjarjes. Protestuesit e zemëruar u mblodhën për të shprehur pikëllimin e tyre dhe mendimet mbi dhunën me armë në ShBA.