Të enjten u zhvillua në provincën Anhui të Kinës mbledhja e tretë e ministrave të jashtëm të vendeve fqinje të Afganistanit, ku pjesëmarrësit publikuan "Deklaratën e përbashkët" dhe "Nismën e Tunxi-së" në përkrahje të rindërtimit paqësor të Afganistanit. Në fund të shkurtit të këtij viti drejtori i përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) Robert Mardini vizitoi Afganistanin. Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CGTN të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), z. Mardini u shpreh se tani Afganistani ndodhet para problemeve të shkaktuara nga shumë faktorë, duke përfshirë konfliktin e armatosur që zgjati për 40 vjet, ndryshimin e klimës, ndërprerjen e ndihmës së shumë organizatave ndërkombëtare ndaj këtij vendi që nga gushti i vitit të kaluar etj. Si është jetesa e tanishme e afganëve? Le të dëgjojmë intervistën e tij.