Me futjen në vitin 2022, kanë ndodhur shumë ngjarje të mëdha e të vogla të paparashikueshme. Konflikt dhe luftë, shpërthime të përsëritura të epidemisë, inflacion në rritje të shpejtë... Bota është plot me paqëndrueshmëri dhe sfida, ndërsa njerëzit por presin paqe, stabilitet dhe begati.
Por përballë krizave dhe sfidave, ka edhe disa vende me mendësinë e Luftës së Ftohtë. Ato krijojnë grupe përjashtuese dhe sakrifikojnë interesat e vendeve të tjera për interesat e veta. Çështja e Ukrainës është një shembull, e shkaktuar nga konkurrenca e disa forcave të jashtme. Po ashtu, është rritur numri i rasteve të COVID-19, por shpërndarja e vaksinave ende mbetet një problem...
Në kohën e sotme, vendet e botës janë të lidhura ngushtë dhe asnjë prej tyre nuk është është i paprekshëm përballë çështjeve globale. Vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin midis njëri-tjetrit, t’i zgjidhin problemet së bashku dhe të kërkojnë interesat e përbashkët, nisur nga koncepti i një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit. (Li Huailiang/Artan)